Mbi 20 persona janë paraqitur sot në spitalin e Bulqizë për të marrë ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur shenja helmimi.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm.
Ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin helmime masive në Bulqizë, ku më herët ka pasur raste me mbi 30 të helmuar nga ushqimi.