TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa komenteve në rrjetet e tij sociale në rubrikën “Sy m’Sy”. Komentuesi shkruan se është gati të japë pashaportën e tij dhe t’i thotë Melonit t’i japë pashaportën italiane. Në përgjigjen e tij Rama i tha se nuk ka pse e bën këtë dhe se në 11 maj duhet të bëhen bashkë dhe të marrin pashaportën europiane të Shqipërisë.
“Nuk kam pse i them Melonit për pasaportë italiane se kam timen njësoj si tënden. Po ne të dy duhet të bëhemi bashkë në 11 maj marrim pasaportën europiane të Shqipërisë, njësoj si italianja dhe francezja. Më jep votën mua dhe PS në 11 maj dhe ne do të japim pashaportën e BE”, tha Rama ndër të tjera.
