TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave në vend që këtë muaj të marrin kohë për tu kujdesur për vetën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama i fton ato në kuadër të ‘tetorit Rozë’, që të bëjnë mamografinë falas në çdo spital dhe poliklinikë.
Postimi i Plotë:
MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë.
