ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në San Cadido të Italisë, pasi një 50-vjeçar vrau dy persona dhe më pas tentoi të vrasë veten. Mediat italiane shkruajnë se 50-vjeçari Ewald Kuhbacher vrau babanë e tij, Hermann, 90 vjeç, dhe një fqinje, Waltraud Jud, 50 vjeç, e njohur në qytet pasi merrte pjesë në grupin muzikor të qytetit. Gjithashtu nuk dihet ende motivi i ngjarjes.
Gjithçka nisi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00, kur u kërkua për ndërhyrje për rrjedhje gazi në një pallat pak metra larg komisariatit të policisë, në qendër të Pusterias, e mbushur me turistë. Ewald Kühbacher jeton në këtë godinë me babanë e tij të moshuar, i cili ishte invalid dhe i ve që nga viti 2019. Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, ata u sulmuan me të shtëna armësh, që vinin nga ballkoni i katit të fundit të godinës, aty ku jetonin babë e bir.
