Tërmeti me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter godet një nga ishujt e Greqisë

GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, sipas Institutit Gjeodinamik, është regjistruar pranë brigjeve të Lemnos të enjten në mëngjes.

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 8:18 të mëngjesit, ishte i përqendruar në zonën detare 31 km në veri-veriperëndim të Myrinës. Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua, bazuar në të dhënat fillestare, në 15.3 km.