TURQI – Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka goditur Turqinë sot pasdite rreth orës 12:59 të pasdites. Dridhja u ndje në Stamboll, Bursa, Izmir dhe provincat përreth. Milliyet raportoi se sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave u regjistrua një dridhje me magnitudë 5.4 ballë, epiqendra e së cilës ishte distrikti Simav.
“Lëkundjet u ndjenë në Turqinë perëndimore, në orën 12:59 GMT, me një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash”, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave “ tha AFAD .
Mediat lokale nuk raportojnë për viktima dhe as dëmë të mëdha materiale.
