Tërmet i fuqishëm në këtë shtet, deri tani nuk raportohet për viktima

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballësh të shkallësh së Rihterit, goditi bregun perëndimor të ishullit japonez, Shikoku. Gjithashtu nuk kishte asnjë kërcënim për një cunami dhe nuk ka raporte fillestare për të lënduar apo dëme nga tërmeti.

Duke goditur në një thellësi prej 50 kilometrash, epiqendra ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku.

Po ashtu dridhja u ndje në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore. Asnjë anomali nuk është zbuluar në Uzinën Bërthamore të Shikoku Electric Power në Ikata në prefekturën Ehime.

Japonia edhe para dy jave u godit nga një tërmet me intensitetet prej 6 ballësh.