Tensione në Kuvend/ Mbyllet pas disa minutash seanca e parë parlamentare! Deputetët demokratë protestojnë me pankarta

Parlamenti ka miratuar pak momente më parë komisionin për verifikimin e mandateve me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike protestuan rreth foltores ku ndodhej kryedemokrati, Sali Berisha.

Deputetët e PD mbajtën lart pankarta me mesazhe politike dhe denoncuese, ndërsa drejtuesi i seancës së sotme, Vasil Llajo i PS vijoi procedurën.

Sakaq, seanca e sotme do të vijojë në orën 17:00 ku pritet që deputetët e rinj të Parlamentit të betohen dhe të marrin detyrën zyrtarisht.