PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë. Mësohet se nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur. Siç raportohet ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” të kryeqytetit. Gjithashtu të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.














