Të shtëna me armë brenda shkollës! Raportohet për disa vi*ktima dhe të plagosur në SHBA

Shkolla është shtëpia e rreth 390 nxënësve, nga kopshti deri në shkollën e mesme

Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e kësaj të hëne në shkollën e krishterë “Aundant Life” në Madison, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Policisë në Madison bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:57 të mëngjesit të së hënës dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën përreth shkollës.

Sipas policisë, të paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat, teksa janë raportuar disa viktima megjithëse nuk u dha një numër i saktë. Shumë të lënduar janë transportuar në spitale, duke përfshirë studentë dhe një anëtar të stafit, gjendja e të cilit paraqitej e rëndë.

“Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim. Më shumë informacion do të publikohet pasi është në dispozicion”, tha policia.

Autoritet bëjnë me dije se autori është arrestuar. Në lidhje me sulmuesin, ende nuk dihen motivet që kreu ngjarjen e rëndë. Policia njoftoi mbyllje të ndryshme të rrugëve dhe u kërkoi njerëzve që të shmangnin zonën.

Shkolla është shtëpia e rreth 390 nxënësve, nga kopshti deri në shkollën e mesme, dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.