Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të radhës së Champions League

‘Lum’ golash në ndeshjet e radhës së Champions. Madje fitoret më të thella janë arritur në transfertë.

Befasia e madhe ndodhi në Etihad, ku Manchester City po kryesonte 3-0 deri në minutën e 75-të, por e mbylli ndeshjen me Feyenoordin 3-3. Një rezultat që konfirmon krizën e thellë që po kalojnë kampionët e Premier League-s

Bayern i Mynihut mposhti 1-0 PSG-në me gol të Kim Min-Jae në një sfidë të cilën kampionët e Francës e luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Dembelesë në minutën e 57-të.

PSG tashmë gjendet në një pozicion mjaft të vështirë në pjesën e poshtme të tabelës. Me rezultatin 1-0 Interi me Leipzigun, falë autogolit të Lukebas në pjesën e parë.

Barcelona fitoi 3-0 përballë Brestit me dy gola të Lewandowskit dhe finalizimin e Dani Olmos.

Fitoren më të thellë të mbrëmjes e mori Atalanta, 1-6 në fushë ne Young Boys, ndërsa Arsenali fitoi 1-5 përballë Sportingut.