Video: ‘Të duam Rey Manaj’, tifozët turq me flamurin kuqezi dhe këngë për futbollistin shqiptar

Rey Manaj ka bërë që shumë tifozë të dashurohen pas lojës së tij. Me 18 gola këtë sezon në elitën e Turqisë me fanellën e Sivasspor, Manaj po kthehet në liderin e ekipit, jo vetëm në fushë.

Në tribuna një grup tifozësh me flamurin kuqezi kanë nisur në kor një këngë në nder të lushnjarit. “Të duam Rey Manaj”, këto ishin fjalët e tifozëve, që duhet thënë se kanë punë për të mësuar sesi është ana e duhur e “Shqiponjës” në flamurin shqiptar.

Manaj ia ka dalë të shënojë 14 gola në kampionat, aq sa ka edhe Icardi, ndërsa katër të tjerë i ka shënuar në Kupë. 27-vjeçari është lojtari më në formë i Kombëtares, teksa pret një ftesë nga trajneri Sylvinho për në Euro 2024.