Rastet e COVID në vendin tonë pothuajse janë 3-fishuar në krahasim me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 616 qytetarë nga 3713 testime të kryera në total.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 12 persona, konkretisht gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç.
Janë 6289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë.