Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:
D. O., 39 vjeç, banues në Tiranë;
H. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan;
R. K., 40 vjeç, banues në Elbasan; të cilët u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 53 vjeç, pasi në fshatin Vulcan, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. 53-vjeçari u dëmtua, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim, u referuan materialet për procedim penal ndaj:
P. Ç., 23 vjeç, banues në Lushnje, për shkak të një aksidenti në aksin “Elbasan-Tiranë”, ku u dëmtuan drejtuesi tjetër Sh. K., 24 vjeç, dhe dy pasagjerë. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
E. Q., 20 vjeç, i cili në fshatin Marinëz, Belsh, për shkak të humbjes së kontrollit, doli nga rruga dhe u dëmtua lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
