KORÇË– Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ndodhet në qytetin e Korçës sot aty ku ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë takimin e radhës me demokratët. Këngëtari është filmuar mes demokratëve në hyrje të ambientit ku pritet të mbahet ‘foltorja’ e radhës e liderit historik të Partisë Demokratike.
Kjo sigurisht është një suprizë për vetë Berishën, duke qenë se Stresi e ka shfaqur gjithmonë adhurimin e tij për ish-kryeministrin. Ai ka marrë pjesë në të gjitha protestat e Partisë Demokratike.
Ne Korce jane pare edhe demokrate nga Elbasani, nje prej te cileve Blendi Himci, qe mban edhe nje pozicion ne partine demokratike te Elbasanit.