GJERMANI – Nga edicioni i ardhshëm në gusht 2025, Superkupa e Gjermanisë do të mbajë emrin e Franz Beckenbauer, një legjendë e futbollit gjerman, i cili vdiq më 7 janar 2024 në moshën 78-vjeçare, njoftoi të premten Liga Gjermane (DFL).
“Dueli vjetor mes kampionit gjerman dhe fituesit të Kupës së Gjermanisë në të ardhmen do të quhet Superkupa Franz-Beckenbauer”,- shpjegoi ajo në një deklaratë për shtyp.
Gara me një ndeshje, u organizua nga viti 1987 deri në 1996 nga Federata Gjermane (DFB) dhe nga viti 2010 nga Liga (DFL). Edicioni i ardhshëm 2025-2026 do të zhvillohet më 16 gusht 2025.
