TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka zbuluar prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sula në emisionin “Studio Live” në Report Tv tha se PD mund të marrë 4 mandate, ndërsa ai do i garantonte mandatin e 6 demokratëve në Elbasan. Ai shtoi se sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka marrë në telefon pasi mori vesh që ishte larguar edhe nga koalicioni i Lapajt.
Sula theksoi se Lapaj humbi e shansin e jetës së vet politike pasi sipas tij mandatin e parë do ta kishte në Elbasan. Ai foli edhe për kreun e SPAK, Altin Dumani të cilin e cilësoi si njeriun më të pakorruptuar dhe se nuk bën kompromis. Sipas tij Dumani është gati të arrestojë dhe nënën e tij nëse është shkelur ligji.
Sa i përket kreut të PD-së, Sula tha se nesë Partia Demokratike fiton zgjdhjet do ti ulet në gjunë Berishës dhe nuk do të merret më me politikë. Ai shtoi se nesë ndodh e kundërta do ti kërkojë Beridhës të çlirojë PD-në pasi ai do e mbajë peng.
“Jam I qartë nëse Sali Berisha … mund Edi Ramën unë Dashnor Sula ish student i 8 dhjetorit do i ulem në gjunjë e do i puth këmbët e s’do të merrem me politikë. Nëse i humb zgjedhjet i kërkoj të çlirojë… çliroje PD që ndonëse është opozitë të mund të ringrihet. Nëse Berisha do e mbajë peng. PD është e destinuar të ikë me arkivol në Tufinë apo Sharrë ku do të varroset Berisha,” tha ai.
