Suedia heq taksën për qeset plastike

Një taksë që ka reduktuar në masë të madhe konsumin e qeseve plastike në Suedi për katër vjet, do të hiqet të premten, pavarësisht paralajmërimeve se masa mund të çojë në rritjen e përdorimit drejt niveleve të mëparshme. Që nga futja e taksës në vlerë prej 0,25 centësh në maj të vitit 2020, përdorimi i qeseve plastike në vend ka rënë shumë, raporton The Guardian.