KOSOVË- Reperi Arkimed Lushaj është liruar nga paraburgimi 48-orësh në Pejë ditën e sotme. Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Stresi shkruan se sapo ka dalë, ndërkohë që paralajmëron fansat e tij se do të performojë në një klub në Tiranë.
“Sapo dola shihemi…. “, shkroi reperi në postimin e tij.
Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij. Stresi ishte në kërkim prej javësh nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë.