Strakosha bën mrekullinë përballë PAOK, pret penalltinë dhe i eviton humbjen AEK-ut – VIDEO

GREQI – Strakosha është kryefjala e javës në kampionatin grek dhe veçanërisht tek AEK-u, pasi e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.

Në kryendeshjen e javës së 21-të në Superligtën greke mes PAOK dhe AEK, e përfunduar 0 – 0, portieri Thomas Strakosha ishte i jashtëzakonshëm.

Në minutën e 12-të, shqiptari ia doli të pres në “këndin e pamundur” penalltinë e sulmuesit të PAOK Georgios Giakoumakis. “Heroizimi” i Strakoshës është bërë viral në rrjetet sociale, njëkohësisht tregues se numri “1” i Shqipërisë po përjeton formë mbreslënëse.

Falë kontributit të çmuar në këtë ndeshje prej Strakoshës, AEK-u i Athinës vazhdon të qëndrojë në krye të Superligës helene me 49 pikë, 2 më shumë se Olympiacos dhe 3 më tepër prej PAOK.