Tradita e shkëlqyer elbasanase e pingpongut vazhdon dhe motrat Kokoneshi janë prova

Dy motra njësoj të talentuara, me pasione të përafërta dhe nxënëse shumë të mira në shkollë.
Eris dhe Ana Kokoneshi, 17 dhe 10 vjeçe, janë dy vajza kampione në sportin e pingpongut në Elbasan. Vajzat e kalojnë pasditen duke u stërvitur me trajneren e tyre Greta Kovaçi.
Motra e madhe, Erisa është vlerësuar nga kryebashkiaku Llatja me titullin “Mirënjohje e Qytetit” për arritje në sportin e pingpongut dhe në mësime. 17 vjeçarja është pjesë e ekipit kombëtar si dhe luan me ekipin Lidhja e Prizrenit në Kosovë.
“Është një privilegj shumë i madh për mua titulli i marrë nga kryetari i bashkisë”- shprehet 17 vjeçarja.
Pasionin për sportin e trashëgon dhe motra e saj e vogël e cila koleksionon disa medalje kombëtare dhe ndërkombëtare. Ana vetëm 10 vjeç, përveç synimeve të mëdhe në fushën e sportit ka një mesazh shumë të rëndësishëm për gjithë bashkëmoshatarët e saj. “Futuni në një kurs për të mbushur ditën sepse do të jeni shumë të lumtur dhe mos harxhoni kohë pas telefonit sepse do t’ju dëmtojë sytë”- thotë ajo.
Meritat padyshim i takojnë familjes për suportin që i kanë ofruar vajzave si dhe dy trajnerëve Gëzim Tosuni dhe Greta Kovaçi.

Greta Kovaçi vjen nga nje tradite e vyer familjare si nje sportiste karriere te suksesshme.

“Ekipi i pingpongut, Elbasan 1981”, Arkiva Digjitale Shqiptare.

Familja Kovaçi është e njohur për lidhjen me sportet dhe ka dhënë një kontribut të theksuar në disa lloje sportesh. Pjesëtarët e kësaj familje janë skalitur në kujtesën e qytetit për meritë dhe kontribut të veçantë në fushën e sportit. Greta Kovaçi stërvit sot ekipin duke vazhduar kështu një sport që po sjell talente.  Edja Feçanji