Spektakël me dy gola, Elbasani dhe Dinamo ndajnë pikët në Superiore

Pjesa e parë foli për Dinamon, që shënoi me Karambën. 45 minutat e dyta i takuan Elbasanit.

Verdheblutë barazuan me Mustën, madje i shkuan pranë golit të përmbysjes. Në fund tifozët e shumtë panë skuadrat të ndanin pikët.

Elbasani qëndron në vendin e pestë, teksa Dinamo mban vendin e dytë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ELBASANI 1-1 DINAMO

71′ Musta- 38′ Karamba

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet ndeshja në Elbasan me barazim 1-1.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Lukili ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
88′ Klevis Kasa humbet rastin e artë për golin e përmbysjes.
87′ Skuadra e Elbasanit tregohet e vëmendshme dhe mbyll hapësirat në mesfushën e saj.
83′ Diallo dhe Gjoni marrin vendin e Tsage dhe Qoses tek Elbasani.
79′ Dy zëvendësime te Dinamo. Doçi dhe Qardaku marrin vendin e Vilës dhe Jonuzit.
76′ Kasa i lë vendin Lajthisë tek Elbasani.
71′ GOOOL! Elbasani 1-1 Dinamo/ Musta rikthen baraspeshën duke mposhtur portierin Teqja.
71′ Goditja e Dros devijohet në këndore. Drithërima në portën e Dinamos.
70′ Lukili merr vendin e Xhoel tek Elbasani.
67′ Abalora ndal Jonuzin, që u pasua nga Zabërgja. Dinamo pranë golit të dytë.
61′ Lajthia nuk ia del të shënjestrojë si duhet portën. Shkëndija nga Elbasani.
58′ Elbasani ka kontrollin e topit në pjesën e dytë. Mungojnë rastet e rrezikshme.
57′ Karamba largohet i dëmtuar. Vendin e tij e merr Nani te Dinamo.
52′ Dinamo kërkon golin e dytë. Mungon finalizimi.
51′ Dros tenton të surprizojë nga jashtë zone. Gjuajtja e tij përfundon jashtë.
46′ Nis pjesa e dytë. Meksi merr vendin e Maliqit te Dinamo.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Dinamon.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ Zabërgja gabon në finalizim. Dinamo pranë golit të dytë.
41′ Maliqi ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
38′ GOOOL! Elbasani 0-1 Dinamo/ Karamba kalon në avantazh Dinamon. I harruar në zonë, nuk mund të gabojë.
35′ Vijojnë duelet e luftuara mes dy skuadrave.
30′ Goditja e Lajthisë përfundon jashtë. Lojtari i Elbasanit provoi i vetëm.
25′ Tsage nuk përfiton nga gabimi i Maliqit. Aliji largon gjithçka nga zona.
24′ Karton i verdhë për Tolin te Dinamo.
23′ Goditja e Loran përfundon mbi kuadrat.
20′ Dinamo mundohet të rrezikojë, por Kasa tregohet i vëmendshëm dhe mbyll gjithçka.
13′ Kombinime të mira tek Elbasani, por në fund topi përfundon jashtë.
11′ Lulaj tregohet i vëmendshëm duke larguar rrezikun nga zona. Minuta të mira për Dinamon.
8′ Lajthia niset në kundërsulm. Ndalet në fund, ndërsa topi i mbetet Elbasanit me rivënie anësore.
7′ Abalora ndal goditjen e Bregut, që provon nga jashtë zone.
1′ Nis ndeshja në Elbasan.

Mbahet 1 minutë heshtje në nder të viktimave në Maqedoninë e Veriut.

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Musta, Lila, A. Kasa, Dros, Qose, Lajthia, Xhoel, Tsague
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Dinamo: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Maliqi, Toli, Jonuzi, Karamba, Zabërgja, Vila, Bregu
Trajner: Ilir Daja