Specialisti veteriner në Gramsh, Yzeir Miraka, i bën thirrje bletërritësve të kenë kujdes në periudhën e dimrit

Specialisti veteriner Yzeir Miraka i bën thirrje bletërritësve të kenë kujdes në periudhën e dimrit!

Trajtimi i bletëve me Acid Oksalik kundër varroas në periudhën e dimrit.

Acidi Oksalik si preparat është i lejuar për përdorim në Bio bletari pasiqë Acidi oksalik nuk është i dëmshëm për njëriun e as për bletën por është shumë efikas kundër varroas, nuk lenë mbetje në mjalt, është acid i zakonshëm që ne e përdorim qdo ditë në frutat siq jan: molla, portokalli, mjedra, kivi, fiku, hurma, spanaqi, patatet, karrotat e shumë fruta tjera që përmbajnë sasi të mëdha të acidit oksalik.

Përgatitja e tretjes së acidit oksalik bëhet në këtë mënyrë:

35gr acid oksalik të kristalt, treten në 1L (litër) sherbet (të përgatitur në raport 1:1) [600ml ujë të distiluar dhe 600gram sheqer e bëjnë 1Litër sherbet]

Në temperaturë 35°C – 40°C përzihet tretësira derisa të treten të gjitha kristalet e acidit.

Për një shoqëri bletësh preferohet aplikim 5-6 ml (mililitra) për një rrugë në mes kornizave.

Pasi të përgatitet kjo tretësirë duhet të aplikohet menjëherë, pasi që afati i përdorimit të saj është 2-3 ditë pasi të tretet.

Arsyeja pse tretet në sherbet është që sherbeti të ngjitet në trupin e bletës dhe të shkaktojë efekt në varroan e cila është në trupin e bletëve. Tretja në ujë nuk mund të shkaktoj ngjitjen e saj pasi që rrëshqet dhe shpejt thahet.

Trajtimi me acid oksalik me pika bëhet në periudhën e dimrit kur në familjen bletë nuk ka vezë, larva dhe mbarsim të mbyllur, kur temperaturat e ajrit jan mbi 0°C e preferueshme 5-10°C, kur lagështia e ajrit është e madhe do të thotë kur meteorologët parashohin të ketë shi dhe mjegull. Për kushtet tona klimatike është nga 15 Nëntori deri ne 10 Janar .

Përparsitë e përdorimit të Acidit Oksalik janë: nuk është i dëmshëm për bletët dhe njëriun, varroa nuk mund të krijoi imunitet ndaj tij, ky preparat shkatërron sistemin e tretjës së parazitit me çka pengon ushqimin e sajë dhe kështu varroa vdes nga uria, studimet e fundit kanë treguar se efikasiteti i trajtimit me acid oksalik është mbi 90% deri në 99% në periudhën e fillimit të dimrit.

* Kujdes gjatë punës me acid duhet perdorur maska dhe dorezat.