SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës për “21 Janarin”

SPAK ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me hetimet për krimin shtetëror të 21 Janarit.

Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00.

Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën private të Berishës.