Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Vazhdimi i seancës nis në orën 10:00 dhe është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari.
Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
Në seancën e 27 prillit ashtu si edhe në seancat e kaluara Albulena Haxhiu, nuk arriti që të sigurojë më shumë se 57 vota. 41 deputetë votuan kundër, ndërkaq 3 të tjerë abstenuan.
Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Pas konstituimit të Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
