Skiatorja Lara Colturi largohet nga përfaqësimi i Shqipërisë, shkak mungesa e fondeve

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Shqipëria dhe të përfaqësojë vendin e lindjes, Italinë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e ka dhënë miratimin, ndërsa kërkesa e 18-vjeçares ka kohë për t’u shqyrtuar deri më 1 maj.

Në muajin e ardhshëm pritet të vendoset fati i skiatores, e cila në Kupën e Botës arriti të siguronte tre herë podiumin dhe të ngrinte flamurin kuqezi, duke u renditur në pozicionin e 7-të në tabelën finale.

Siç raportohet në media, kërkesa është bërë para përfundimit të Kupës së Botës dhe Colturi kërkon të përfaqësojë Italinë në Olimpiadën Dimërore të Milano-Cortinës në vitin 2026.

Flitet se shkak për kërkesën e saj për largimin nga Shqipëria është bërë mungesa e fondeve.