Pacientët me tuberkulozë në Kamëz trajtohen me ilaçe të skaduara.
Ky është denoncimi i fundit që bën gazetari Osman Stafa, i cili publikon paketimin e ilaçit dhe thotë se ai është përdorur nga një pacient i diagnostifikuar me kancer.
Ai e konsideron këtë një akt kriminal dhe krim shëndetësor me pasoja fatale për pacientët me kancer, të cilët fatkeqësisht duhet të përballen me sëmundjen e rëndë dhe papërgjegjshmërinë e shtetit për t’i ndihmuar me ilaçe të sigurta.
“Në Dispancerinë e Kamzës, pacienti T.L., i cili trajtohet për tuberkuloz, ka marrë për të pirë ilaçe të skaduara. Ilaçi ka skaduar në korrik 2025, e ne jemi në 22 shtator. Ky është një krim i rëndë shëndetësor, që rrezikon jetën dhe shëndetin e pacientëve.
Ligji parashikon se një farmaci private, nëse kapet me ilaçe të skaduara, shkon për ndjekje penale. Por kur e bën Ministria e Shëndetësisë, gjithçka mbulohet me heshtje, ndërsa qytetarët e pësojnë.
Të shpërndash barna të skaduara për pacientët me tuberkuloz është akt kriminal, që kërkon hetim urgjent dhe përgjegjësi ligjore deri në fund”, denoncon gazetari Osman Stafa, duke kërkuar hetime, në kushtet kur ky dikaster ka tashmë një drejtues të ri.
