Sipas Papa Françeskut, ky është mëkati më ‘i rrezikshëm’

“Grykësia po vret planetin”. Ky është paralajmërimi i Papa Françeskut, i cili e ka veçuar atë si mëkatin më të rëndë, duke përmendur ndikimin e saj shkatërrues në Tokë. Udhëheqësi katolik tha se ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe të shijosh vaktet, njerëzit kanë zhvilluar një zakon të mosmoderimit kur bëhet fjalë për ushqimin.

Papa ka paralajmëruar më parë se bota siç e njohim ne po shembet dhe mund të jetë afër pikës së thyerjes mes ndryshimeve klimatike që përshpejtohen me shpejtësi dhe mosveprimit të liderëve globalë. Ai emëroi vendet e zhvilluara perëndimore si fajtorët kryesorë pas krizës. Duke folur gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore, Papa argumentoi se nga pikëpamja sociale, grykësia është ndoshta vesi më i rrezikshëm që po vret planetin. Ai u ndal te grykësia si elementi me cilën ne kemi sulmuar gjatë shekujve të fundit të mirat e planetit.