Unë ju mirëkuptoj ju, por edhe ju duhet të më mirëkuptoni mua. Histori dhe eksperiencë kemi. E vërteta është se, në këtë start ne duhet të ndihemi më të fuqishëm dhe më të motivuar se kurrë, sepse Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale. Zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar kurrë Edi Rama, por i ka fituar opozita. Zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar Edi Rama, sepse për ti marrë ato, ai dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve. Dha nga taksat e shqiptarëve 100 euro për çdo pensionist, organizoi bandat në të 4 anët e vendit, për të futur në parlament 28 deputetë.
Bleu dhe korruptoi sistemin e votës në diasporë dhe shënoi rezultate të barabarta me Korenë e Veriut. Zgjedhjet i ka fituar opozita. Për çdo njeri që do të gjykojë me gjakftohtësi, ato zgjedhje nuk janë fituar kurrë nga Edi Rama.
Pse e them unë këtë tani? Kemi të drejtë të ndërmarrim çdo masë kundër tij për ta nxjerrë nga pushteti. Ai pushtet qëndron mbi farsën dhe jo votën. A do shkojmë ne drejt saj. Absolutisht po. Ne jemi në një diktaturë, ne duhet të realizojmë se jemi në një diktaturë. Isha në Kavajë para 2 ditësh, në Kavajë në 25-26 mars të vitit 1990, grupet antikomuniste të Kavajës, në dy ditë çliruan Kavajën me motivin; ja të vdesim ja të rrojmë për liri, o sot, o kurrë.
Kështu që ne dimë si luftohen diktaturat dhe ne do ti përvishemi diktaturës. Edi Rama të ardhme nuk ka. Ne japim sinjalin e parë në datën 22 për të vazhduar gjer në largimin e tij, por si njerëz të gjithë ata që janë të betuar në misionin e tyre për të larguar këtë diktaturë, duhet të përgatiten për protesta të qëndrueshme, të gjata. Siç më tha mua një qytetar, po në Kavajë, doktor, protestat duhet ti bëjmë me batanije në shpinë, sepse duhet të bëjmë gjithçka që kostoja të jetë sa më e pranueshme.
A mund të imagjinosh ti, ju lutem se nuk më vjen mirë që e them, por nëse Shqipëria do të kishte dënimin kapital, Lubi Balluku do të merrte 3 dënime kapitale për këto që vjedhje që ka bërë. Po Rama që ka të paktën 5 fishin e tyre. Po të paktën doli kjo dhe falë atyre hetimeve këto gjëra u mësuan nga shqiptarët dhe bota.













