Ka nisur këtë të shtunë procesi i votimit për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i cili po zhvillohet në të gjitha degët e partisë në vend, sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Në qarkun e Elbasanit është përcaktuar edhe numri i anëtarëve me të drejtë vote në çdo bashki, të cilët janë thirrur të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Sipas të dhënave zyrtare të degëve lokale, numri i anëtarëve me të drejtë vote paraqitet si më poshtë: Elbasan 1515 anëtarë, Cërrik 523 anëtarë, Belsh 1073 anëtarë, Gramsh 784 anëtarë, Peqin 500 anëtarë dhe Përrenjas 300 anëtarë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe procesi pritet të përfundojë në orën 18:00.
Votimi në qarkun e Elbasanit po zhvillohet përgjithësisht i qetë, ndërsa në Librazhd janë raportuar vonesa në hapjen e qendrës së votimit.
Deri në këto momente nuk raportohen problematika të tjera në proces.













