Shumëfishohen kërkesat për divorce/ Problemet ekonomike shkaku kryesor

Të dhënat e siguruara nga televizioni ABC tregojnë se rastet dhe kërkesat për divorc në Tiranë janë rritur ndjeshëm. 

Nga janari dhe deri më tani, shtator, në Gjykatën e Tiranës janë dorëzuar 1099 padi për divorce, ose ndryshe, 131 raste më shumë se 8 muaj më parë.

Deri tani, 135 nga këto çifte janë divorcuar me vendim gjykate.

Shumica e kërkesë padive janë bërë nga gratë. Dhuna në familje dhe kushtet ekonomike është shkaku kryesor i kërkesës që paraqiten nga gratë për divorce. Por ka pasur edhe padi për tradhti bashkëshortore apo për mospërputhje në çift.

Gjatë shqyrtimit të kërkesë padive, është zbuluar se kryesisht konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur vitin e kaluar gjatë muajve të karantinës. Kjo situatë, sipas psikologëve ka ndikuar më së shumti në debatet që bashkëshortët kanë pasur lidhur me arsyet ekonomike duke çuar deri në dhunë. Sipas të dhënave te siguruara nga abc, rezulton se mosha e bashkëshortëve të paditur është nga 35 deri në 55 vjeç.