Ëndrra Botëror për Shqipërinë është shuar. Kuqezinjtë u mposhtën 2-1 nga Polonia me përmbysje, në sfidën e parë të “play off”.
Shqipëria e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Arbër Hoxha në minutën e 42-të.
Në minutën e 54-t, Nedim Bajrami humbi mundësinë e artë, me një penallti në lëvizje, ndërsa 9 minuta më vonë polakët barazuan me Lewandowskin.
Mundësi të artë për avantazhin kishte edhe Pilo në minutën e 74-t, por i vetëm me portierin u ndal nga ky i fundit. Në aksionin e radhës, Polonia shënoi golin e avantazhit dhe të fitores me Zielinskin.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me kuqezinjtë që eliminohen, në një ndeshje ku meritonin më shumë.













