Shtyhet më 23 dhjetor seanca për Safet Gjicin në Gjykatën e Elbasanit

Shtyhet me 23.12.2024 ora 11:00 seanca e ardhshme për Safet Gjici.

Njoftimi:

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici sot më datë 14.11.2024 mbi ” Caktimi i detyrave të Ekspertëve Mjekoligjorë”.

Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici për arsye shëndetësore, u paraqit mbrojtja, u paraqit organi akuzёs, u paraqitën Ekspertët Mjekoligjor.

Pas betimit të Ekspertëve Mjekoligjorë nga Gjykata janë caktuar detyrat:

1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?
2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?
3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila eshtë shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qënë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?
4. A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?
5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?
6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?
7. A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?
8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?
9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?
10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?
11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?

Gjykata autorizoi ekspertët të njhen me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjygësore.

Nëse nga ekspertët kërkohet informacion apo akte shtesë, të kërkojnë nga Gjykata marrjen e tyre në cilësinë e provës e më pas venien e tyre në dispozicion të ekspertëve.

FALEMINDERIT
GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E
JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN