Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i gjashti në Europë dhe i nënti në botë për çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat nga platforma ‘Global Petrol Prices’ një litër naftë në vend kushton gati 2.1 dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, gati 3 dollarë për litër, ndërsa Venezuela më e lira me 4 cent për litër.
Qytetarët tregojnë se është shumë shtrenjtë në raport me rrogat që ata marrim. ‘ Në Maqedoni dhe Kosovë nafta kushton gati 1 euro. 1 mijë e 80 lekë ’, – shprehen ata . Ata i bëjnë thirrje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi , pasi janë çmimet më të larat në vitet e fundit . Gjithashtu edhe Mikela Qafa , eksperte e ekonomise , tregon se përderisa kërkesa për produktet vijon të rritet, kjo rrjedhimisht sjell çmime të larta nga pikat e karburanteve . Këto argumente konfirmohen edhe nga të dhënat zyrtare.
Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar-tetor u blenë nga jashtë 512 mijë e 352 tonë karburant. në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me gati 50 mijë tonë apo 10.8 % .
