Shqipëria është bërë skuadra e parë Europiane që ka siguruar praninë në play-off për Botërorin 2026 pas fitores ndaj Andorrës. Kuqezinjtë janë matematikisht në vendin e dytë në Grupin K dhe tashmë mund të mendojnë për ndeshjet e marsit.
Ajo që mbetet për t’u mësuar në ditët në vijim është pozicionimi i Shqipërisë, nëse do të jetë në vazon 2 apo 3 në shortin e play-off, në varësi të renditjes së FIFA-s të skuadrave të kualifikuara. Avantazhi i vazos së dytë është se luan ndeshjen e parë të play-off në shtëpi ndaj një prej skuadrave në vazon e tretë.
Me rezultatet e sotme, ka ndryshuar situata e përgjithshme e vazove dhe në bazë të situatës aktuale, falë faktit që Islanda ka kaluar Ukrainën, Shqipërinë.
Ndaj aktualisht, rivalët potencial për Shqipërinë në shortin e play-off të Botërorit, janë Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova. Kuptohet, situata mund të ndryshojë në varësi të ndeshjeve të mbetura në kualifikuese. Por nëse ajo mbetet e pandryshuar, për kuqezinjtë ndeshja e parë në play-off do të ishte e garantuar në vendin tonë.
VAZOT E PLAY-OFF
VAZO 1: Itali, Turqi, Poloni, Hungari
VAZO 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Shqipëri
VAZO 3: Maqedoni e Veriut, Islandë, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut













