Shqipëria fiton ndaj Letonisë, parakalojmë Serbinë që shpartallohet në Beograd nga Anglia

Shqipëria ka triumfuar 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, e luajtur në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të me penallti.

11-metërshin e fitoi Qazim Laçi, krosimi i të cilit në zonë, u devijua me dorë nga kundërshtari.

Përveç golit të parë, Shqipëria iu afrua edhe të dytit në disa raste me Bajramin, Hoxhën dhe Brojën, por pa sukses në finalizim.

Në krahun tjetër, edhe Letonia iu afrua barazimit, por Strakosha dhe Mitaj shpëtuan kuqezinjtë.

Me këtë sukses, Shqipëria rimerr vendin e dytë në grupin K, me 8 pikë, 1 pikë më shumë se Serbia e vendit të tretë që u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga Anglia.

Ndryshe nga sa pritej, anglezët fituan bindshëm dhe pa asnjë lloj problemi në Serbi. Harry Kane shënoi për anglezët në minutën e 33-të, pas krosimit nga këndi nga Declan Rice. Tre minuta më pas ishte radha e Noni Madueke për të shënuar golin e dytë për anglezët, i cili tregoi gjithë klasin e tij duke finalizuar me sukses një kundërsulm të shpejtë.

Në pjesën e dytë, anglezët shënuan edhe herë të tjera me Ezri Konsa 52′ dhe Marc Guehi 75′ dhe Rashford 90′. Nga minuta e72-të, serbët luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Milenkovic. Rashford i futur në fushë në pjesën e dytë shënoi golin e pestë në fund të kohës së rregullt nga pika e bardhë e penalltisë. SHIKOGOLAT

Situata në grupin K deri tani:

1. Anglia 5 pikë në 15 ndeshje

2. Shqipëria 8 pikë në 5 ndeshje

3. Serbia 7 pikë në 4 ndeshje

4. Letonia 4 pikë në 5 ndeshje

5. Andorra 0 pikë në 5 ndeshje

Më 11 tetor në Beograd do vendoset fati i vendit të dytë në grup, Serbi-Shqipëri.