Kombëtarja shqiptare shfaqet e jashtëzakonshme në këtë raund të kualifikueseve të botërorit 2026. • Në Nish në një stadium të vogël sic ishte Dubočica, kuqezinjtë iu imponuan Serbisë duke e mposhtur 1-0 në një ndeshje ku nuk munguan provokimet e zakonshme të atyre tifozëve serbë që kishin mundur të siguronin një biletë për këtë përballje delikate por me peshë të madhe emocionale. • Ishte një ndeshje që e vendosi Rey Manaj që shleu në mënyrën më të mirë të mundshme gabimin e bërë në Tiranë duke na dhënë 3 pikë me shumë peshë që na afron akoma më shumë me fazën e Play Off-it. • Sfifda nisi me ekzekutimin e himneve ku nuk mund të mungonte gjesti i shëmtuar i të fërshëllyerit të himnit të Shqipërisë me lojtarët tanë që e kënduan atë me shumë forcë. • Më pas nisi loja me Kombëtaren shqiptare që shkelmoi e para topin, por ishte Serbia që filloi të kontrollojë lojën teksa në minutat e para e zhvendosi skuadrën tonë në gjysmëfushën e saj. • Pas këtyre momenteve të vështira, në minutën e 11 kombëtarja iu afrua zonës serbe dhe tentoi me Manaj gjuajtja e të cilit përfundoi mbi tramversën e portës së Petrovic. • Ndërkaq as këtë radhë nuk kanë munguar thirrjet Kosova është Serbi, diçka që bie ndesh me rregullat e FIFA dhe UEFA. • Në minutën e 21 u regjistrua shansi më i mirë për kuqezinjtë. • Asllani ekzekutoi me zgjuarsi një goditje dënimi dhe një prej mbrojtësve serbë për pak sa nuk shënoi autogol. • Në minutën e 26 ishte skuadra serbe që pati një mundësi me Vlahovic, por Strakosha e priti topin e gjuajtur prej tij në dy kohë. • Në minutën e 30 fati ishte me kombëtaren kur Vlahovic duke parë edhe një përgjumje në mbrojtje tentoi në portën e strakoshës, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. • Në minutën e 35 pati drithërima në portën e strakoshës, por kuqezinjtë arritën të largonin rrezikun. • Në minutën e 40 pas një aksioni të gjatë Asllani tentoi por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën, ndërkohë që në tribuna u dëgjua sërish kori i papranueshëm ‘Kosova është Serbi’. • Në minutat shtesë erdhi edhe ndëshkimi për Serbinë, Rey Manaj me një gol fantastik duke i dhënë avantazhin 1-0 kombëtares sonë, një gol të cilin e festoi duke bërë shqiponjën me duar dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë. • Në pjesën e dytë, Samarxhic tentoi por topi përfundoi në duart e strakoshës, në krahun tjetër, në minutën e 52 Hysaj pasoi te Manaj, por ky i fundit nuk u koordinua si duhet. • Në minutën e 60 broja nuk shfrytëzoi sic duhet një sulm të bukur personal, ndërsa në krahiun 1 minutë më vonë tjetër Vlahovic gaboi në tentativën e tij dhe rezultati mbeti 1-0 për kombëtaren. • Në fazën e fundit të ndeshjes Serbia ishte më këmbëngulëse por kuqezinjtë ditën të rezistonin. • Në sekondat e fundit bajrami kishte shansin t’i jepte goditjen e knockoutit Serbise por u ndal nga petrovic. • Në fund ndeshja u mbuyll me rezultatin 1-0 me kombëtaren shqiptare që mori një fitore të jashtëzakonshme duke cuar në dëlir tifozët e të gjitha trojeve shqiptare.
