Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec/ 5 anëtarët e familjes mbeten në qiell të hapur

 

Mbrëmjen e sotme (12 janar) një banesë në fshatin Leshnicë të bashkisë Pogradec është përfshirë nga flakët.

Shkak mësohet se është bërë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar shkrumbimin e plotë të banesës.

Vëllai i kryefamiljarit H.Aliaj i cili mbeti në qiell të hapur së bashku me 4 anëtarë të familjes së tij, tha se do t’i strehonte në shtëpinë e tij derisa t’u rindërtohet banesa.

Ai bëri thirrje që shteti të ndihmojë për rindërtimin e shtëpisë së shkrumbuar.

Zjarrfikësit mbërritën në kohën e duhur në vendngjarje, por siç tha edhe vëllai i kryefamiljarit, e gjithë ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe shtëpia u shkrumbua brenda 30 sekondave.