“Shkova në dhomë të rrëfimit se…” / Produksioni e ndalon – “Kujdes mikrofonin…” – për çfarë e kishte fjalën Roza?

Roza Lati ka qenë duke biseduar me Ilnisën në dhomën e ndenjies, lidhur me këngëtaren Vesa Smolica, të cilën me sa duket nuk e pëlqejnë aspak të dyja.

Mirëpo gjatë bisedës Roza i tregoi Ilnisës se kishte qenë në dhomën e rrëfimit për të firmosur “ca gjëra” (sipas asaj që u shpreh banorja), ndërsa në atë moment dëgjohet ‘zëri’ i BBV që i thotë Rozës të kujdeset për mikrofonin.

Roza: Isha qëpar te dhoma e rrëfimit se firmosa ca gjëra kshu, që kisha harruar e duhej t’i firmosja.

Zëri i BBV: “Roza, kujdes mikrofonin…”

Roza: “Uu harrova…”