Rama: Dua ti kërkoj ndjesë sot atyre që deputetë nuk janë, por që kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre, që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë.
Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë të ulur mes nesh që nuk e kanë përmbushur as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në cdo kohë në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë as sa shumica dërrmuese e shqiptarëve.
Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua, apo që shkojnë në organizatat e partisë për të bërë një foto prezence.
Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri kur trokasin nëpër zyrat e shteti për punët e tyre dhe familjes së tyre. Apo edhe për ata deputetë që kur kanë zbritur në sallë duken vetëm njëherë në hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga hëna. Ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë me njëri tjetrin. Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve.