KOSOVË- Këngëtari i njohur Shpat Kasapi raportohet se është përfshirë në një incident të dhunshëm në një dasëm në Shkabaj të Kosovës.
Këngëtari bashkë me vëllain e tij, kanë qenë të ftuar në dasëm, por situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak një vonese të tyre. Sipas raportimeve, Kasapi është vonuar rreth dy orë dhe ka mbërritur në një gjendje të dehur në dasmën ku duhet të këndonte. Kjo dyshohet se është bërë shkak për një përplasje të ashpër fizike me dasmorë dhe me vetë dhëndrin.
Përleshja fizike ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë, ku tre persona janë marrë në pyetje. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
