Shkëndija e Tetovës, zyrtarisht kampione për herë të pestë në histori

MV- Me këngë dhe valle Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht fitoi trofeun e pestë në histori, të kampiones së Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë sot e mbyllën sezonin 24/25 me një përballje ndaj Sileksit, në të cilën ata humbën 1-3, por ky rezultat nuk kishte asnjë vlerë për shkak se kuqezinjtë e Tetovës e kishin siguruar matematikisht titullin kampion me 70 pikë, 3 më shumë se Sileksi që mbetet në vendin e dytë.