Shkatërrim total në Indonezi! Shkon në 631 numri i të vdekurve, qindra njerëz të zhdukur e mijëra të tjerë të plagosur


472 persona të tjerë janë ende të zhdukur dhe 2,600 të tjerë të plagosur në tre provinca në ishull, në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian, tha agjencia.

INDONEZI- Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë ishullin e madh të Sumatrës në Indonezi ditët e fundit është rritur në 631, me një milion njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, tha agjencia e katastrofave të vendit.

472 persona të tjerë janë ende të zhdukur dhe 2,600 të tjerë të plagosur në tre provinca në ishull, në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian, tha agjencia.