KAMËZ- Policia ka dhënë detaje për sherrin e ndodhur pak më parë mes disa të miturve në një gjimnaz në Kamëz. Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, ku disa të mitur u përfshinë në një sherr ku dhe mbetën të plagosur dy 16-vjeçarë.
Mësohet se ata janë konfliktuar për motive të dobëta, por sherri ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Sakaq është dëmtuar lehtë edhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili ndodhet jashtë rrezikur për jetën.
NJOFTIMI:
Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.
