Partia Socialiste ka kërkuar sot përjashtimin nga Kuvendi me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj. Mësohet se kërkesa e PS-së ka ardhur pasi Shehaj ka marrë nga salla Gerti Bogdani marrëveshjen konfidenciale të huasë me SHBA-në dhe më pas është larguar me vrap.
Përveç përjashtimit me 60 ditë, PS-ja ka paralajmëruar dhe kallëzim në SPAK për Shehajn me pretekstin se me veprimin që kreu ka cënuar sigurinë e vendit.




