Sara dhe Ledri nuk janë ndarë / Divorci , “mjet” marketingu ?

Prej ditësh, ndarja e shumëpërfolur e Ledri Vulës me Sara Hoxhën është lajm kryesor i mediave rozë. Por a është ai si përfundim i vërtetë ?

Ledri Vula u rikthye përsëri nën menaxhimin e Faton Shoshit, një prej menaxherëve më të suksesshëm në Kosovë dhe sipas burimeve thuhet se lajmet për ndarjen e çiftit janë vepër e tij për marketing.

Madje disa ditë më parë ishte vetë Shoshi ai që i konfirmoi zërat për ndarjen e tyre dhe si ideator i kësaj ideje gjithçka shkoi ashtu siç e kishte menduar, pasi duket se edhe çifti ka rënë dakord për t’u bërë pjesë e këtyre lajmeve. Lajme të cilat janë të njohura edhe nga personazhë të tjerë të showbizit botëror .

Sipas të njëjtave burime, thuhet se çifti janë bashkë dhe të lumtur me njëri-tjetrin, madje dyshja janë parë bashkë në Prishtinë . Vet Ledri në këngën e tij të re ka treguar që këto janë thjesht thashetheme.

“Do po mvesin kur o dasma e do po pysin kur po ndahna.” – thote rreperi në këngën e tij të re , me titull “Paranormal”. Meqë ndarje nuk kemi, mbetet të presim dasmën së shpejti nga çifti !