Sanremo 2026 – Sal Da Vinci fiton festivalin me “Per sempre sì”

Sal Da Vinci është shpallur fitues i Festivalit të Sanremos 2026 me këngën “Per sempre sì”, pas një gare mjaft të ngushtë me kantautorin Sayf, i cili u rendit i dyti me “Tu mi piaci tanto”.

Unë nuk kuptoj asgjë… këtë çmim dua ta ndaj me familjen time që më ka ndihmuar kaq shumë dhe ia dedikoj qytetit tim, Napolit”, deklaroi Da Vinci pas fitores, i emocionuar dhe i rrethuar nga duartrokitjet e publikut.

Gara mbylli edicionin e këtij viti me një fotofinish spektakolar, ku diferenca mes vendit të parë dhe të dytë ishte vetëm 0.3% të votave totale.

Renditja finale

1. Sal Da Vinci – “Per sempre sì”: 22,2%

2. Sayf – “Tu mi piaci tanto”: 21,9%

3. Ditonellapiaga – “Che fastidio!”: 20,6%

4. Arisa – “Magica favola”: 18,9%

5. Fedez & Marco Masini – “Male necessario”: 16,5%

Ky edicion solli për publikun një përzierje artistësh të afirmuar dhe zërash të rinj në skenë.