Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ironizuar vendosjen e ministres së gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale Diella, teksa ka shkuar në Parlament me ‘dhurata’ për ministren e re.
“Ky është bashkëshorti i Diellës. Do t’i kërkojmë dorën Ramës”, tha deputeti demokrat.
Më pas ai ka edhe një tjetër ‘dhuratë’ për Diellën, teksa ka dërguar edhe një bateri të jashtme.
“Tani qejfi u ka të gjithëve të kenë një ministër këtu. Kjo është dhuratë specifike, një bateri që ta ketë Diella kur të ikin dritat”, u shpreh ai.
