‘Sa bosh duket klasa pa ty’! Shhokët vendosin lule të bardha në bankën ku ulej Martini!

Karrigia në shkollën “Fan Noli” ku ulej Martin Cani mësonte në klasën e 9-të është bosh këtë të mërkurë.

Shokët e tij të klasës kanë vendosur lule të bardha në bankën ku ai ulej.

Në një postim në rrjete sociale ku duken lulet e bardha shkruhet “Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”.

“Sa bosh duket klasa pa ty”, shokët vendosin lule të

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka ndodhur mes të rinjve që ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit.

Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr.

Viktima, Cani kishte kërkuar ndihmë nga shoku i tij, Luis Meçe, i cili nga një shkollë tjetër kishte shkuar tek “Fan Noli”.

Kështu mes të treve nisi një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës.

Sesi e kanë gjetur, fshehur ose futur brenda ambienteve të shkollës, kjo ende nuk është e qartë.

Motivet për vrasjen mendohet se janë disa, nga përplasjet në rrjetet sociale tek ato për një vajzë, por me rëndësi është një jetë fëmijë humbi, kur mund të ishte paralajmëruar.