FOTO/Rudina u dënua me burg, reagon ish-bashkëshorti i aktores

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve se aktorja e njohur e humorit është dënuar me 6 muaj burg, për falsifikimin e prokurës së vajzës së tyre. Aleksandër Varfaj në një postim në ‘Instagram’ shkruan se nuk do të jetë kurrë një baba i keq.

“Mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë”, shkruan ai.

Sakaq dje, vetë aktorja reagoi gjithashtu për lajmin e bujshëm, përmes një postimi në rrjete sociale ku tregonte sfidat që duhet të kalojë një grua për të ruajtur dinjitetin e saj.